Bérangère Dailly
Dea Bokshi2022-06-28T07:26:00+00:00 Koordinatore e Projekteve dhe Zhvillimit
Bérangere iu bashkua YIHR KS në Mars 2022 në pozitën e Koordinatores të Projekteve dhe Zhvillimit. Ajo ka studiuar Histori dhe Shkenca Politike dhe ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e La Sorbonne në Paris dhe në Universitetin Columbia në Nju Jork. Ajo më parë ka qenë e angazhuar në OJQ të ndryshme në Kosovë dhe Francë, dhe ka punuar në fushën e Bashkëpunimit Rajonal, Ndërtimit të Paqes dhe Pajtimit për më shumë se pesë vite. Para se t'i bashkohej YIHR-së, ajo ka punuar veçanërisht për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në Tiranë dhe Grupin e Hulumtimit të Politikave Ballkanike (BPRG) në Prishtinë.