Gemb Dulauka

Gemb Dulauka

Praktikant

Gembi Dulauka iu bashkua ekipit të YIHR KS si praktikant në gusht të 2023. Ai është duke i përfunduar studimet e tij në Universitetin e Gjakovës. Në YIHR KS ai punon në departamentin e komunikimeve. Ai është i interesuar të eksploroj fusha të ndryshme të drejtësisë, duke përfshirë fushën e të drejtave të njeriut. Gembi është një individ shumë i motivuar dhe i pasionuar për promovimin e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale, si dhe fuqizimin e të rinjve/rejave. Ai mori pjesë në Edicionin e 5-të të Shkollës Alternative për të Drejta të Njeriut, Programin e Shkëmbimit të Rinisë dhe workshop-et e Tregimit të organizuar nga YIHR KS. Gjatë një viti ai po ashtu përfaqësoi Kosovën për herë të parë në Korpusin e Solidaritetit Evropian (European Solidarity Corps) në Poloni.