Shkolla për Lider të Rinj (2) – Thirrje për aplikim
Rreth Shkollës
Shkolla për Lider të Rinj është pjesë e Programit të Edukimit të YIHR-së në Kosovë i cili synon të zhvillojë kapacitetet e të menduarit kritik tek gjeneratat e reja në lidhje me konceptet sociale, politike dhe kulturore; t’iu ofroj mundësinë studentëve që të marrin njohuri dhe të kuptojnë politikat demokratike dhe të zhvilloj aftësitë praktike të studentëve, të nevojshme për zbatimin e një programi progresiv në jetën profesionale apo në aktivitete tjera sociale.
Klasat do të zgjasin 2 orë në ditë (17:30 – 19:30) dhe do të mbahen 4 ditë në javë (Hëne – Enjte).
Programi i Shkollës për Lider të Rinj përmban 7 module:
1. Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia
2. Sundimi i së Drejtës dhe Drejtësia Tranzicionale
3. Demokracia Pjesëmarrëse
4. Stereotipet dhe Paragjykimet: Ndikimi i Medias
5. Kombi, Nacionalizmi dhe Identiteti
6. Integrimet Evropiane: Vlerat
7. Shkrim Akademik
Kush mund të aplikoj?
Të rinjtë dhe studentët ndërmjet 18 dhe 25 vjeç të interesuar në fushat e të drejtave të njeriut, diversitetit, drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën; aktivistë të të drejtave të njeriut; të rinj të interesuar në sektorë si: politikë, media, shoqëri civile dhe fusha të tjera me ndikim.
Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme verbale dhe në të shkruar të gjuhës Angleze.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin e Shkollës online në gjuhën Angleze. Për të aplikuar, klikoni këtu. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen.
Afati i fundit për aplikim: 30 janar 2011.
Faqe relevante:
– Shkolla për Lider të Rinj në Facebook