Thirrje për aplikim: “Gjykimet e simuluara” për Rajonin e Gjakovës
Thirrje për aplikim: “Gjykimet e simuluara” për Rajonin e Gjakovës
A jeni nxënës të shkollave të mesme në Rajonin e Gjakovës?
A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es dhe avokatit/es?
A dëshironi të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe ta testoni veten në rolin e sipërpëmendura?
Nëse po, përmes aktivitetit “Gjykime të Simuluara”, ju do të keni mundësi të jeni pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es.
Gjykimet e simuluara janë aktivitete në të cilat 30 nxënës do të kenë mundësi që për tri ditë rradhazi të marrin informata rreth akterëve të sistemin e drejtësisë dhe të përgatiten që në ditën e fundit të trajnimit të inskenojnë një seancë gjyqësore në një sallë gjyqi.
Gjykimet e Simuluara do të mbahen më 12, 13 dhe 14 gusht 2020 në Gjakovë. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.
Në fund të trajnimit ju do të çertifikoheni.
Për të aplikuar plotësoni këtë formë: https://forms.gle/RkgrRyBM1FPAtmg16. Mbani në mend që afati i fundit për t’u bërë pjesë e punëtorisë është 31 korrik 2020, ora 23:59.
Aktiviteti “Gjykime të Simuluara” organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga YIHR KS.