Thirrje për Aplikim / Pozita: Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo – YIHR KS) është organizatë jo-qeveritare, e themeluar ne vitin 2003. YIHR KS punon në promovimn dhe mbrotjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, duke u fokusuar në në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në Kosovë. YIHR KS është pjesë e rrjetit rajonal të Youth Initiative for Human Rights në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi.
Ne jemi duke kërkuar një Menaxher/e të Financave dhe Administratës për të ju bashkuar ekipit tonë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm financiar të organizatës, duke përfshirë planfikimin, buxhetimin, raportimin si dhe administratën.
Detajet rreth pozitës:
- Vendi: Prishtinë
- Data e fillimit: sa më shpejt që është e mundur
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon financat dhe administratën e organizatës
- Përgatit dhe rishikon buxhetin për projekte të ndryshme
- Kontrollon dhe mirëmbanë “petty cash” dhe bilancin bankar
- Përgatit dhe arkivon të gjitha raportet financiare dhe të dhënat tjera buxhetore
- Përgatit raportet financiare në bazë të kërkesave të donatorëve
- Monitoron shpenzimet për të gjitha projektet
- Ekzekuton të gjitha aktivitetet e prokurimit
- Ekzekuton pagat për stafin dhe të gjitha pagesat e tjera
- Kryen të gjitha punët administrative dhe logjistike në bazë të rregullave të punës
Kualifikimet profesionale:
- Diplomë universitare
- Së paku dy vite përvojë pune në financa në OJQ ose në ndonjë organizatë tjetër
- Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike
- Njohje e gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe është përparësi
- Aftësi për të punuar individualisht me pak mbikëqyrje dhe si pjesë e grupit
- Të jetë i/e gatshme të punoj në një mjedis divers dhe dinamik të punës
- Të posedoj patentën e shoferit – kategoria B (e preferueshme)
Si të aplikoni:
Dërgoni një CV, letër motivimi dhe dy referenca në email adresën ksoffice@yihr.org me subjektin “Aplikacioni – Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës”.
Afati i fundit për aplikim: 12 shkurt 2018
Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 038/748-018 ose ne email adresën: ksoffice@yihr.org.